“Drejtësia shqiptare ka rënë”, Gjokutaj: Vendimi i GJL për PD në shkelje të Kushtetutës

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 12:26 | Politikë

“Drejtësia shqiptare ka rënë”, Gjokutaj: Vendimi i

Genci Gjokutaj, avokati i Sali Berishës, ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës dhe logos së partisë më të madhe opozitare në vend, e cila e riktheu atë në Gjykatën e Apelit.

Për avokatin, ky vendim është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me Statutin e Rithemelimit të Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj!

Prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimi i çështjes po në Apel legjitimon skandalin më të madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues të Basha & Alibeaj, ndërkohë që ata nuk kanë qenë palë në gjykimin në shkallë të parë!

Ligjërisht GjL duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës se Apelit për moslegjitimim të ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë!

Drejtësia shqiptare ka rënë! Ajo sot është kthyer në Agjenci Shërbimi pranë Qeverisë dhe mercenarëve të saj”, shkruan Gjokuta.

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e partisë më të madhe opozitare në vend. Trupa Gjykuese e përbërë nga Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina kanë gjetur shkelje në vendimin e dhënë nga Gjykata Apelit të cilët në datën 3 mars të këtij viti, vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos