“Dy raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës”, Bardhi: Kërkojmë shkarkimin e presidentit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 12:32 | Politikë

“Dy raste të rënda të shkeljes së

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj, pasi sipas saj ka bërë dy shkelje të rënda të Kushtetutës.

Në një konferencë për mediat, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi shprehet se kreu i shtetit ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka shkelur ligjin themeltar në rastin e shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, por edhe në çështjen kur ka kërkuar ndërprerjen e mandateve të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ka tentuar si asnjë president tjetër të zhveshë gjykatën kushtetuese dhe autoritetin e saj nga kompetencat e saj. Bajram Begaj në këtë shkelje ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës. Ka synuar të ngushtojë kompetencat e Gjykatës dhe rolin e saj për shkarkimin e zgjedhurve vendor. Ka futur në ngërç zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës dhe ka minuar legjitimitetin e tyre duke shkaktuar konfuzion te zgjedhësit.  Ka shfaqur mungesë paanësie duke iu nënshtruar vullnetit të kryeministrit.

Shkelja e dytë nga presidenti ka të bëjë me ndërhyrjen brutale në çështjen e mandateve të gjykatësve kushtetues. Në kundërshtim me nenet e kushtetutës, presidenti ka kërkuar ndërprerje të mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate. Ky është një cenim i një gjyqtari kushtetues. Më janar, presidenti ka kërkuar nga gjykata të deklarojnë mandatin e disa anëtarëve të kësaj gjykatë”, u shpreh Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos