"Kryetarja e KLP kërkonte të zgjidhte ekskursionet që do bënin", godet Balliu: Ja ç'ndodhi

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 22:10 | Politikë

“Pa filluar akoma dhe pa u mbledhur KLP-ja, kërkonte kryetarja e KLP-së të zgjidhte eskursionet që do të bënin këta me njëri-tjetrin”.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Klevis Balliu, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ne këtë po themi, që këtu ka rënë shteti. Ky Parlament nuk i zgjidh dot të gjitha këto probleme që ka drejtësia. Kjo duhet bërë nga fillimi. Kjo do ekspertë nga gjithë bota të merren me këtë punë. Do Komisionin e Venecias, do të tjerë, sepse këta që janë, këta e kanë bërë këtë reformë. Këtë reformë kështu e kanë bërë. Kjo qeveri kështu e ka bërë, kështu e ka dashur dhe do ta mbajë gjallë. Kjo qeveri nuk do që të ndërrojë dhe ky është problemi që ka opozita se ne nuk e kemi armët e mjaftueshme”, tha Balliu.

“Ne nuk i kemi armët e mjaftueshme. Ne nuk i kemi votat për ta hedhur poshtë. Ky është problemi që ka opozita. Jo vetëm për këtë, ne s’i kemi votat për minimumin jetik që duam të vejmë. Ne s’i kemi votat për një seri çështje që ne duam të ngrejmë dhe duam të zgjidhim, që normalisht duhet të donte dhe qeveria, që është e habitshme që s'do", shtoi deputeti demokrat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos