Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se Ambasada Amerikane “po vëzhgon më shumë sesa po merr pjesë” në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut.
“Ambasada Amerikane ka rekomandimet e veta, por në rastin konkret po e sheh, po vëzhgon më shumë sesa po merr pjesë në proces. Jo siç shkonte ambasadorja amerikane. Shkonte çdo një orë, shihte që dilte në një votë mangut, kthehej prapë derisa ndodhi ajo që ndodhi. Tani, këtë herë do jenë organet e brendshme të cilët do kenë vullnetin e tyre për të zgjedhur një drejtues”, tha Karanxha.
“Në lidhje me pikën tjetër, lehtësimin e punës. Mendoj që disa çështje të SPAK-ut, ordinere, siç kemi dëgjuar për sekuestrim të një autokombajne, nuk duhet të merret me këto. Për shembull, vrasjen e gjyqtarit e kishte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këtë çështje të rëndë duhet ta ketë SPAK-u. Pra, duhet rrugulluar kompetenca e SPAK-ut për disa lloj çështjesh”, shtoi ish-prokurori.
(A2 Televizion)