Del nga themeli teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 11:34 | Politikë
Del nga themeli teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në kryeqytet.

Kreu i qeverisë shkruan se tashmë në këtë vend po merr jetë një vepër e jashtëzakonshme që do ta transformojë kryeqytetin.

“Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon pa ndërprerje, ku dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore”, shkruan Rama. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos