Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS rrëzon kërkesën e PD për futjen në rendin e ditës

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 13:55 | Politikë

Mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e demokratëve për futjen në rendin e ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, shkruan A2 CNN.

Niko Peleshi, i grupit parlamentar të PS-së, pohoi se, pavarësisht ftesës, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e opozitës për t'u ulur në dialog, me qëllim evidentimin e një kandidature.

Nga demokratët nuk kishte asnjë në sallë për të mbrojtur kërkesën, por Petrit Vasili i Partisë së Lirisë deklaroi se PD-ja e ka shprehur publikisht preferencën e saj për kandidaturën e Besim Ndregjonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos