Ditën e sotme, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.
Komentet VanHorn i bëri gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë shkruhet se duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta. (A2 Televizion)