Kryeministri Edi Rama e vijoi fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në qytetin e Gramshit pasditen e së enjtes, nga ku u shpreh se hyrja në Bashkimin Europian është e vetmja mënyrë që garancia para ligjit të mos preket.
“Barazia para ligjit nuk i lihet as qeverisë dhe as të parit të qeverisë, pasi nesër vjen një tjetër dhe e kthen pas. Ka vetëm një mënyrë, Shqipëria në Bashkimin Europian. E futët Shqipërinë aty, nuk guxon njeri këtu të bëjë numra në barazinë para ligjit. Parafytyroheni që ne të hyjmë aty deri në 2030 si anëtari i 28.
Hyrja atje është se garancia para ligjit nuk preket më. Me hyrjen atje, Shqipëria bëhet e madhe sa BE-së dhe BE-ja bahet e vogël sa Shqipëria”, tha Rama nga Gramshi. (A2 Televizion)