“S’do jem më i kësaj bote kur...”- Rama: Vetëm me PS shkojmë në Europë! Dera e BE mund të mbyllet në 2027

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 15:43 | Politikë

“S’do jem më i kësaj bote kur...”- Rama: Vetëm

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët duhet që në 11 maj të votojnë Partinë Socialiste, pasi sipas tij, në të kundërt mund të humbasin integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me qytetarë në Belsh, ku tha se edhe sikur disa muaj vonesa të kalojnë nga procesi i hapjes së negociatave, dera e Bashkimit Europian mund të mbyllet.

Ai tha gjithashtu se në PS janë më të zotë se në PD, teksa shtoi se do të duhet shumë vite që ata që sot janë në opozitë t’i afrohen me zotësi zyrtarëve të Partisë Socialiste, shkruan A2 CNN.

“Ideja e gabuar që kjo është një çështje që varet vetëm nga Edi Rama dhe PS. Nuk është kështu. Pse lidhet kjo me 11 majin dhe pse them unë që këtë e bëjmë vetëm ne? Jo se kam unë dëshirë të them që vetëm ne, por se kjo është e vërteta. Nuk ka kohë, edhe sikur të tjerët të ishin të zotë sa ne, që nuk janë, që është fakt.

Ne kemi të metat tona, por më të zotë se ne ata nuk janë. Dhe kur ata të jenë në gjendje të na afrohen ne, mesa dimë, kemi mësuar, mesa fuqi kemi sepse jemi forca politike më e madhe politike e shqiptarëve ne, unë personalisht njëherë s’do jem më i kësaj bote.

Ajo që është e rëndësishme është koha. Prandaj sikur ata të ishin një palë tjetër, boll lëvizja, ndryshimi, riorganizimi do merrnin 6 muaj. Nuk del koha, nuk kapet 2027 dhe dera e BE-së mund të mbyllet. Dhe kushedi kur vjen prapë 2027-a pastaj. Kjo është pjesa e misionit që na ka rënë ne”, tha Rama.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos