“Kemi menduar një plan që bazohet në një princip, i njohur që nga koha e Romës së lashtë.”
Me pëllumbin e bardhë të Noas që me degën e ulliritnë sqep, sipas Biblës, kryeministri tregoi se ujërat ishin tërhequr dhe se paqja e qetësia ishin kthyer pas përmbytjes së botës, Edi Rama ju qas biznesit me një “Plan paqeje’’. Premtoi “kohë të begata për ata” me anë të faljes së borxheve ndaj shtetit, por afat nuk dha.
”Fshijmë të gjithë kamatë vonesat të bizneseve ndërmjet 5 vjet-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50%e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit”, tha ministrja Ibrahimaj.
Nga Elbasani, ndonëse më pak se dy javë nga zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama refuzoi që “shtrirja e dorës së pajtimit” me bizneset të merret si një përpjekje elektorale për vota.
“Nuk është një program elektoral. Ne do të vazhdojmë punën dhe kjo është pjesë e planeve tona. Duhet të hyjmë në një fazë të re të paqes fiskale dhe të zbatojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse atë që Ministria e Turizmit dhe Ministria e Financave kanë bërë në sektorin e turizmit”, tha kryeministri.
Teksa i cilësoi premtimet e kundërshtarëve politikë si jo-reale, kryeministri Edi Rama tregoi edhe mbi përpjekjet e qeverisë për të përfshirë Inteligjencën artificiale edhe në procedurat e tjera institucionale.
“Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca artificiale”, shtoi Rama.
Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit në Elbasan, kreu i Partisë Socialiste komentoi për herë të parë ish-kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Roshi që tashmë kontributin politik e jep pranë demokratëve.
“Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur ishte me ne, kështu që kjo është historia tani”, përfundoi Rama.
I pranishëm në prezantimin e “Planit të Paqes Fiskale me Biznesin”, ministri i Financave, Petrit Malaj premtoi se brenda vitit 2030, paga mesatare në vend do të jetë 1 mijë euro nga rreth 840 euro aktualisht. (A2 Televizion)