“O hajdut, pse nuk i rrit pensionet?”- Berisha sulmon keq Ramën: E gjithë qeveria jote ha dardha dhe vjedh qytetarët

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 19:09 | Politikë

“O hajdut, pse nuk i rrit pensionet?”- Berisha sulmon keq

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur hajdut që vjedh paratë e qytetarëve.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Sarandë, ku tha se vetëm në Shqipëri nuk janë rritur pensionet, siç është bërë në të gjitha vendet e rajonit.

Berisha tha gjithashtu se sot të gjithë në qeveri po hanë gjithë ditën dardha me kryeministrin Edi Rama dhe po vjedhin përditë qytetarët, shkruan A2 CNN.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Sarandës, Konispolit, dhe të gjithë këtij rrethi. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, përshëndetjet më të përzemërta për ju.

I dashur, z.Bujar Leskaj, udhëheqës politik i qarkut Vlorë. E dashur znj. Ina Zhupa, udhëheqëse politike e rrethit Sarandë.

Të dashur kryetare edhe krytetarë të degëve të PD dhe të ASHM . i nderuari z.Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ dhe aleat i çmuar në aleancën tonë.

Një përshëndetje të përzemërt kandidatëve tanë që janë krenaria e vërtetë e ASHM-së, krenari e qytetarëve të rrethit Sarandës, qarkut të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë.

Të flasësh në Sarandë, për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore është më e bazuar se kudo tjetër, pasi në çdo pamje që të shohësh këtë rreth ka madhështi të përjetshme. Saranda, ka një trashëgimi kulutore, natyrore, të jashtëzakonshme. Saranda është treva e bizhuve më të bukura të kulturës së njerëzimit. Ka parkun kulturor natyror më mahnitës, të cilin ndofta, nuk e ka asnjë vend tjetër në botë.

Saranda ka madhështinë e njerëzve të vet. Këtu në këtë trevë, shqiptarë, grekë, rumunë, njerëz me prejardhje të ndryshme jetojnë në paqe, harmoni në shekuj. Në këtë kontekst, Saranda dhe jugu është një universitet madhor i lirive dhe të të drejtave njerëzore, respektit reciprok.

Pra, kjo është Saranda që trashëgojnë sarandiotët, që trashëgon Shqipëria.

Po, cila është Saranda jonë sot?

Saranda, sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkri jetën e tyre, energjitë e tyre, në këtë qytet dhe në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension, më qesharakun, më të pamerituarin.

Miq, nuk do të harrojmë një gjë. Ne që jetuam ditkaturën staliniste të Enver Hoxhës, ne e përmblidhnim atë me një term të përgjithshëm, diktaturë. Por, në fakt ajo ishte diktaturë e luftës së klasave, por ishte po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit dhe të varfërisë që iu impononte shqiptarëve me hiperkolektivizimin e vet.

Sot, nuk ka hiperkolektivizim. Por, sot, pensionisti, punëtori në ndërtim, punëori i fermës, sot, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm. I cili, e detyron atë, t’u thotë nipërve, mbesave: shkoni, se kaq kam. Këtu nuk ka më për ju! Merrni rrugët e botës!

I cili, e le këtë zonjë, këtë zotëri, e le pa ilaçe. Këtë javë nuk po i marr ilaçet, se nuk arrij.

Cili është ai që arrin të marrë ilaçet me një pension mesatar 172 mijë lekë?

Cili është ai që mund të kënaqë veten, apo njerëzit e tij me një pension qesharak si ky? Mos të harrojmë se, 57% e këtyre burrave dhe grave nuk marrin 172 mijë lekë, jo. 57% e pensionistëve i kanë pensionet shumë më të vogla, të pjesshme dhe të pjesshme.

Pra, çfarë ndodhi këtu me këtë vend?

Si ka mundësi që, përsëri u rikthye pa mëshirë skamja, varfëria ekstreme? Po, po! Sepse, çmimet nga viti 2013 gjer sot, janë mbidyfishuar ushqimet dhe gjërave bazë. Litri i qumështit është dy herë më shumë, kilogrami i mishit po kështu, buka po kështu dhe ushqimet me radhë.

Ekonomistët kanë faktuar se në qoftë se, pensioni duhet të ndiqte rritjen e çmimeve, të ishte pak më shumë, ai sot duhet të ishte 390 mijë lekë.

Pra, një pensionist që merrte në vitin 2013 nëj pension 143 mijë lekë, për të jetuar sot siç jetonte atë vit, duhet të kishte një pension 390 mijë lekë.

Pse nuk ndodhi kjo?

Çfarë pati Shqipëria që nuk ndodhi? Pati ndonjë luftë? Jo, nuk pati. Çfarë pati ky vend?

Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën, u vodhën, sa asnjë qytetar tjetër në Europë.

Po, pse qytetari i Malit të Zi, që merrte një pension 138 mijë lekë në 2013, merr sot, 450 mijë?

Pse qytetari i Maqedonisë së Veriut, që merrte një pension 130 mijë lekë në vitin 2013, merr sot 380 mijë lekë?

Po pse, qyetetari serb, që merrte në vitin 2013, një pension 135 mijë lekë, merr sot 405 mijë lekë?

Pse këta? Këta nuk patën kryeministra, si puna e ëktij që t’u thotë: shqiptarët janë dembela. Çfarë dembelash janë pensionistët? Të vret Zoti të nxjerrësh një fjalë të tillë për ta.

Por, je hajdut ti, i vjedh ti dhe nuk u jep paratë që meritojnë.

A mund të jetë Saranda madhështore, atëherë, Saranda e burrave dhe grave që numërojnë kafshatën, që nuk marrin ilaçet?

A mund të jetë Saranda madhështore? Ka gjithë këtë teatër, qindra e mijëra vjet më parë. Sot nuk ka asnjë teatër.

A mund të jetë Saranda madhështore, kur fëmijët e saj nga viti në vit, nga 2013 gjer sot, ranë në cilësinë e shkollimit dhe dolëm dy vite më parë me rënien më të madhe në botë në testin e cilësisë së arsimit, sepse bëjnë me klasa kolektive, sepse bëjnë me dy turne, sepse mësuesit, një pjesë bëhen militantë, etj., etj.

A mund të jetë Saranda madhështore, kur ka një spital, por nuk ka shërbime mjekësore? A mund të jetë Shqipëria madhështore, kur i le të sëmurët të vdesin për mungesë ilaçesh në kthetrat e sëmundjeve? Dhe ku kryeministri i vendit thotë: po thotë, aty në spitalin Onkologjik u kryhen krime kundër njerëzimit.

Po në qoftë se thua janë kryer krime kundër njerëzimit, dhe janë kryer, ua them unë ju me definicon, është krim kundër njerëzimit, në qfotë se ti e le të sëmurin pa ilaçe, të cilat janë jetike për t’i zgjatur jetën apo për të shpëtuar jetën.

Por në qoftë se ti, e ditke pra, e di që janë kryer krime, çfarë masash more? Asnjë! Po, pse? Sepse je autori i krimeve.

Kërkove vetëm si njeriu primitiv që nuk njeh asnjë përgjigjësi, t’ja shkarkosh mjekut. Por, në qoftë se mjeku ka vënë dorën mbi fondet e ilaçeve të të sëmurit, ai duhet të marrë ndëshkimet më të rënda si kriminel për krimet e rënda kundër njerëzimit. Po nuk i ka vënë mjeku dorën aty ku ka vënë dorën ministri i tij. Ata, që thotë, po ha dardha prapa shpinës sime, po hanë gjithë ditën dardha me të dhe vjedhin qytetarin gjithë ditën me të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos