“Edhe 27 mandate PD i ka shumë”, Klosi tregon objektivin e PS në 11 maj

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 21:28 | Politikë

“Edhe 27 mandate PD i ka shumë”, Klosi tregon objektivin e PS

Në studion e A2 CNN, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur dhe për objektivin e mazhorancës në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa tha se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i jashtëzakonshëm në favor të PS, Klosi i qëndroi deklaratës së disa muajve më parë të kryeministri Rama se opozita do të dalë më keq se në zgjedhjet e vitit 1997.

“Objektivi ynë është që në zgjedhjet e 2025 të jemi më mirë se në 2021. Partia Demokratike do të dalë si në 97. Edhe 27 mandate shumë i ka pasur. Zgjedhjet do t’i fitojmë thellë. Partitë duhet të punojnë në terren dhe ne këtë e kemi kuptuar shumë qartë. Ne kemi një strukturë në çdo cep të Shqipërisë”, tha Klosi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos