Kryeministri Edi Rama ka shumë arsye të hidhërohet, pohon Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike beson se çështja e ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal po rihapet në SHBA.
Sipas liderit të opozitës, lajmet që vijnë nga përtej oqeanit do të trondisin Ramën dhe i bën thirrje që të jetë i përgatitur.
“Po qarkullon çdo ditë çështja McGonigal po kthehet në tryezë. Dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale. Gazetarë kolosë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë. Dhe dihet se McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që u mor me gjahun e presidentit Donald Trump personalisht”.
Sipas Berishës ky nuk është i vetmi lajm i hidhur për Ramën që vjen nga SHBA. Të tillë quan edhe emërimet e reja në kupolën drejtuese të FBI.
“Është një zhvillim shumë pozitiv për FBI-në, e cila do ketë në udhëheqje dy persona të përkushtuar totalisht për transparencë të plotë dhe për të mbrojtur pa lëkundje. Ky është një lajm i hidhur për Edi Ramën, pasi ky gazetar i famshëm dhe autor i një best-selleri, është emëruar në atë detyrë, por është problemi tjetër se presidenti Donald Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan e lidhur me Edi Ramën”.
Në vijim të akuzave kundër SPAK, kreu i demokratëve tregoi edhe një arsye tjetër përse kërkon të shkrijë këtë strukturë. Sipas tij Edi Rama dhe Altin Dumani shndërruan SPAK-un në një prokurori politike.
“Transformimi i Skapit në prokurori politike është vepër e Edi Ramës. Nëpërmjet veglës së tij, Altin Dumani, një njeri i papërgjegjshëm, i pandërgjegjshëm. Ata harruan se po bënin gjithçka për të minuar pluralizmin politik. Po atë nuk e minoi dot Antony Blinken, jo ta minojë dot Altin Dumani. unë nuk i them askujt që do e kesh personale, jo, do e kesh ligjore”.
Në lidhje me zgjedhjet , Berisha pohoi se Partia Demokratike mbetet e hapur për aleanca me parti të tjera, por së pari duhet të tregojnë se janë kundër Edi Ramës. (A2 Televizion)