Erdogan në Tiranë dhe mosbindja civile, anulohet seanca e së enjtes në Parlament

Nga A2 CNN
9 Tetor 2024, 22:01 | Politikë

Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend është anuluar. Drejtor i komunikimit në PD, Alfred Lela, e konfirmoi live në Debat nga Alba Alishani se grupit parlamentar të Partisë demokratike i ka ardhur njoftimi për anulimin e seancës. Mësohet se seanca e kësaj të enjteje do të shtyhet për në datën 17 tetor.

Më pas, anulimi i seancës u konfirmua dhe me anë të njoftimit të Kuvendit për mediat. “Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit”.

Erdogan në Tiranë dhe mosbindja civile, anulohet seanca e së

Ditën e enjte, në Tiranë do të vijë Presidenti i Turqisë në një vizitë zyrtare, i cili do të takohet me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ndërsa pasdite do të përurojë xhaminë e Namazgjasë.

Ndërkohë, prej javës së kaluar, opozita në vend ka nisur mosbindjen civile, e cila të hënën e kaluar nisi me djegien e karrigeve të Kuvendit, ndërsa kulmoi me protestën e së hënës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos