Erion Braçe në homazhet për ish-kryeministrin: Fatos Nano u dha mundësi të gjithëve!

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 13:27 | Politikë

Erion Braçe në homazhet për ish-kryeministrin: Fatos Nano u dha

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet për liderin historik të PS-së, Fatos Nanon.

Gjatë fjalës së tij të shkurtër për mediat, Braçe tha se Fatos Nano u dha mundësi të gjithëve që të punonin dhe të rriteshin brenda partisë.

Ai tha gjithashtu se Nano dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tij, e bënë Partinë Socialiste më të mirë dhe demokratike.

“Fatos Nano i dha mundësi të gjithëve. Edhe atyre që ishin në rrënojat e Partisë së Punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë atyre që u bashkuan më pas, pa i mohuar kërrkujt lirinë për t’u rritur, për të punuar dhe për t’u bërë njerëz më të mirë. E bënë edhe një parti më të mirë se ajo që trashëguan”, tha mes të tjerash Braçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos