PD troket në Kushtetuese: Të shfuqizohet ‘Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 15:19 | Politikë

Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e dekretit të Presidentit për ministren virutale Diella dhe të rrëzojë rregulloren e re të Kuvendit që u miratua vetëm me votat e shumicës parlamentare, shkruan A2 CNN.

Demokratë kanë firmosur kërkesën për në Kushtetuese ku kërkojnë rrëzimi ne dy akteve të shumicës që shkaktuan debate në seancat e fundit plenare.

Sipas opozitarëve ministrja Diella është antikushtetuese, ku akuzojnë edhe kreun e shtetit se ka marrë një vendim të gabuar, pasi sipas tyre Diella nuk përmbush asnjë prej kritereve kushtetuese për të qenë ministër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos