Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, raporton A2 CNN, pasi do të jetë në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
Dorëheqja e Demos vjen një ditë pas asaj të kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, dhe atij të Matit, Agron Malaj.
A2 CNN ka mësuar se tre zyrtarët lokalë do të jenë në listat e PS për zgjedhjet e 11 majit. Demo do të udhëheqë listën e Beratit si drejtues politik, ndërsa Tërmet Peçi pas 14 vitesh si kryetar I Bashkisë do të garojë në listë të hapur në Gjirokastër.
Agron Malaj do të kërkojë një mandat deputeti në Dibër. Lista zyrtare e PS do të diskutohet të mërkurën në orën 18:00 në kryesinë e PS. (A2 Televizion)