Fajon takohet me Begajn në Presidencë, nga NATO te perspektiva europiane

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 16:43 | Politikë

Fajon takohet me Begajn në Presidencë, nga NATO te perspektiva

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë.

Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së kësaj fryme bazuar në interesat e përbashkëta, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane, shkruan A2 CNN.

Presidenti i Republikës vlerësoi mbështetjen që Sllovenia ka dhënë dhe jep për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe politikat e zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv i përbashkët i rajonit, - u shpreh Presidenti i Republikës, - duke theksuar se në Shqipëri ky vizion ka nxitur transformimin përmes ecurisë së reformave. “Ai, gjithashtu, i ka dhënë një shtysë të madhe synimeve tona rajonale për paqen dhe stabilitetin, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nismave të tjera me rëndësi për zhvillimin e Ballkanit”, - u shpreh Presidenti Begaj gjatë takimit me Ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon.

Më herët, gjatë vizitës së saj në Tiranë, Fajon u takua edhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. /A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos