“Sinjale për izolimin e Ramës”, Gjoni paralajmëron zhvillime në favor të PD-së në javët e ardhshme

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 21:04 | Politikë
 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka paralajmëruar zhvillime në favor të PD-së nga faktori ndërkombëtar, ndonëse nuk dha detaje konkrete mbi atë që pritet të ndodhë.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gjoni u shpreh se pas një apo dy javësh mund të kemi një deklaratë nga institucionet ndërkombëtare.

Besimi po rritet në mënyrë graduale, nuk mundet që besimi të shpërthejë brenda ditës. Riorganizimi i partisë, riorganizimi i strukturave, mobilizimi i shoqërisë, ndryshimi i kupolës së PD qoftë edhe në nivele pas z.Berisha dhe i Kryesisë së saj, patjetër që do krijojë....edhe elementë të rinj që mund të futen, edhe frymë të re, edhe pse jo një deklaratë pas 1-2 javësh nga institucionet ndërkombëtare që mund të vijë në favor të PD-së. A mund të japë një impuls pozitiv? Patjetër”, tha Gjoni. 

I pyetur nga moderatori Andrea Danglli se për çfarë zhvillimesh konkrete bëhej fjalë, deputeti Gjoni shtoi: “Nuk e di. Unë thashë pritet, mund të ketë zhvillime të reja. Zhvillime në favor të PD-së. Unë s’jam Sekretar i DASH. Unë them atë që ndiej, kam në kontakte, dhe përjetoj çdo ditë në takimet që kam”.

I pyetur nga analisti Albatros Rexhaj pse nuk po izolohet Rama, Gjoni tha: “Sinjalet janë dhënë dhe sinjalet janë. E gjithë lëvizja e Ramës ka dalë jashtë kufijve euroatlantikë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos