Finalja e Champions League, Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 12:46 | Politikë

Finalja e Champions League, Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40

Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Në konferencën me gazetarët ai tha se kreu i qeverisë po shijon krimet elektorale. Sipas tij për të ndjekur finalen e Champions League mes PSG dhe Interit, në Allianz Arena në Gjermani, kreu i qeverisë ka udhëtuar me çarter dhe bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro.

“Është një periudhë ku interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. Unë e dua futbollin, por sipas mënyrës time. Nuk them se e pashë (finalen e Champions League).

Tani ju donit të më thoni mua, se Edi Rama thuhet se me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro, ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun.

Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektoral që ka bërë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos