Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht.
Në përgjigjen e organit të akuzës, të siguruar nga A2 CNN, ndaj Partisë Demokratike thuhet se “është regjistruar procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal”.
Sipas Prokurorisë së Elbasanit aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi.
Ky vendim i prokurorisë së Elbasanit erdhi pas denoncimit tw kreut tw Partisw Demokratike Sali Berisha dhe kandidatit demokrat Bledi Himçi se në një lokal në fshatin Pekisht, u gjetën disa materiale të dyshuara zgjedhore.
Në këtë lokal u sekuestruan disa fletë votimit false dhe një shumë parash në posedim të kryeplakut të fshatit Pekisht, Dervish Beqiri, njëherësh vëzhgues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. (A2 Televizion)