Fitorja në zgjedhje, PS organizon nesër festën në shesh

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 22:30 | Politikë

Fitorja në zgjedhje, PS organizon nesër festën në shesh

Partia Socialiste do të organizojë festën e fitores së zgjedhjeve ditën e nesërme, në sheshin “Skënderbej”.

A2 CNN ka mësuar se në orën 18:00 të së mërkurës, do të zhvillohet një takim me mbështetësit e PS-së, ku kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e falënderimit për rezultatin e zgjedhjeve.

Mbrëmjen e së martës, udhëheqësit botërorë nisën urimet për Edi Ramën pas fitores së zgjedhjeve, rezultatet e të cilave do të zyrtarizohen në fund të javës, sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos