Florjan Binaj: Kemi dy rrugë, korrupsionin ose njerëzit e ndershëm

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 19:37 | Politikë

Florjan Binaj: Kemi dy rrugë, korrupsionin ose njerëzit e

Florjan Binaj, kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës i cili ka mbështetjen e opozitës, ka postuar një video në rrjetet sociale ku i dërgon një mesazh banorëve të kryeqytetit.

“Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime,” thotë Binaj, shkruan A2.

Ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit, "larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve".

“Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” shprehet Florjan Binaj.

“Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon mesazhin e tij kandidati që mbështetet nga opozita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos