"Fol, mos fol...." Beqaj shkon i prangosur për të dëshmuar, prej orësh në pritje

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 15:58 | Politikë

Ndonëse ndodhet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit prej orës 10:00, ish-ministri Ilir Beqaj ende nuk ka folur në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Beqaj ka bërë një kërkesë në nisje të punës së komisionit ku ka kërkuar që të bëjë një komunikim paraprak, të shoqëruar me një prezantim në power point, gjë që është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës.

Anëtarët e komisionit kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin për këtë kërkesë dhe për këtë arsye mbledhja është ndërprerë dy herë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të martë në Kryesinë e Kuvendit për të dhënë shpjegime në Komisionin Hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check-up të cilat u nënshkruan gjatë kohës kur ai ishte në krye të këtij institucioni.

Beqaj është shoqëruar në komision me forca të shumta policie, pasi aktualisht ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg për korrupsion në lidhje me skandalin e abuzimit me fondet e BE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos