Enkelejd Alibeaj, Dashamir Shehi, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Seladin Jakupllari zyrtarizuan këtë të premte krijimin e një grupimi të riinformal në Kuvend, duke treguar dhe arsyet pse janë bërë bashkë duke u ndarë nga pjesa tjetër e opozitës.
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar tregoi se pika kulmore arriti me miratimin e Kodit Zgjedhor që mbylli pjesërisht listat për kandidatët për deputetë.
“Ne me kolegët e tjerë opozitarë na ndajnë 3 gjëra të rëndësishme. Na ndan përqasja që kemi për demokracinë, dhe kjo u tregua me marrëveshjen për mbylljen e listave; na ndan raporti që kemi ndaj sistemit të ri të drejtësisë, që edhe ne nuk e quajmë perfekt, por gjithsesi sot për sot është një lloj shprese, për të pastruar një pjesë të ambientit publik; na ndan dhe raporti që kemi me ndërkombëtarët”, tha Shehi.
Me pjesën tjetër të opozitës, shohin ende mundësi bashkëpunimi.
“Na bashkon lufta kundër kësaj qeverie dhe lufta ndaj autokracisë së Ramës”.
Deputeti Enkelejd Alibeajt tregoi se një prej qëllimeve të këtij bashkimi është alternativa në zgjedhjet e 2025.
“Mendojnë që sot opozita dhe parlamenti është distancuar nga nevojat dhe ndjesisë e publikut, për këtë arsye duhet që politika të shkojë në duart e publikut. Një elementët që ne besojmë që e bën konkret që i jep diçka në dorë të rëndësishme, është vota nëpërmjet sistemit zgjedhor, pra listat e hapura”, deklaroi Alibeaj.
Në kushtet kur Kodi Zgjedhor dikton formulën e dakordësuar nga PS dhe PD, Alibeaj la pa sqaruar mekanizmin si do arrihet gara e brendshme me lista të hapura.
“Ka mekanizma, por nuk do zbulojmë sot teknikalitetet”.
Grupimi në fjalë ka natyrë politike por nuk synon të ndryshojë përbërjen e grupeve ekzistuese parlamentare, arsye për të cilën do të vijojnë të qëndrojnë në formacionet ekzistuese brenda Kuvendit. (A2 Televizion)