Socialistët i rikthehen daljeve në media, ja porositë për komunikimin nga mbledhja në Elbasan

Nga Fjorela Beleshi
13 Shtator 2024, 13:19 | Politikë

Nga ora 10:00 e mëngjesit ligjvënësit socialistë janë mbledhur në Elbasan, ku po trajnohen për strategjinë e re të komunikimit në publik.

A2 CNN mëson se Endri Fuga i ka kërkuar deputetëve që në rrjetet e tyre sociale të ketë ritëm dhe mesazhet të cilat do të përcjellin te qytetarët të kenë narrativë e përmbajtje politike.

I rëndësishëm është fakti se socialistët do të rikthehen në ekrane, duke pasur prezencë më të shtuar në studiot e debateve televizive, ndryshe nga çkanë bërë dy vitet e fundit. Siç mëson A2 CNN, Fuga u ka kërkuar të jenë më të pranishëm në media dhe të shfaqin gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo pyetje.

Po ashtu deputetët duhet të trajnohen për të folurën publike dhe duhet analizuar ajo çfarë do të thonë për të shmangur krizat e mundshme, shkruan A2.

Gjithashtu në mesazhet e ligjvënësve socialistë në rrjetet sociale apo mediatike duhet të ketë qëndrime të unifikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos