Italianët e Berishës e ata të pushtetit, Këlliçi akuzon SPAK se po fsheh provat për Veliajn

Nga A2 CNN
13 Shtator 2024, 13:50 | Politikë

Përfaqësues të opozitës u mblodhën përsëri para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë se vijon të shpërdorojë paratë e taksapaguesve.

“Kryetari i opozitës akuzohet se një biznesmen, për qejf të tij, në vitin 2013, ka paguar 4000 euro për një biletë fluturimi dhe dy net hoteli për yllin e muzikës italiane dhe botërore, Ricarco Cocciante, fitues i Festivalit të Sanremos, trajneri i Elhaida Danit në Voice of Italy dhe ndërkohë një italian tjetër, si Carlo Bollino, vjedh 4000 metra katrorë trual në mes të Tiranës, të destinuar për një shkollë në njësinë numër 7 dhe Edi Rama këtë e ka model suksesi”, tha Këlliçi në protestë, shkruan A2 CNN.

“Truallin e një shkolle janë jep me 1 euro një hajduti, një pseudoitaliani, se nuk mund të jesh italian, nuk mund të jesh perëndimor dhe t’i vjedhësh shkollën fëmijëve, dhe të ngresh një ngrehinë që e quan televizion për të sulmuar çdo ditë opozitën, çdo ditë ata që luftojnë kourrpsionin. Këtë e bën në emër të korrupsionit. Paska korruptuar Jamarbër Malltezi Sali Berishën, për të marrë tokën e vet, a ka budalla që e beson këtë?”.

Ish-kandidati për kryetar bashkie kërkoi gjithashtu që SPAK të mos mbrojë pushtetarët, duke fshehur provat për dosjet hetimore në ngarkim të kreut të Bashkisë. “Arben Kraja, i cili ishte i ulur në stadium duke marrë urdhra nga zëdhnësi i Ndragheta-s në Shqipëri, Don Agaçio, është i njëjti Arben Kraja që për dy vite e gjysmë kishte në hetim dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe nuk lëvizi gishtin, nuk bëri një veprim hetimor dhe dha dorëheqjen vitin e kaluatr për t’i hapur rrugë hetimeve”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos