Gara për Sekretar të Përgjithshëm të PD dhe Sekretariatet, Berisha prezanton emrat e kandidatëve

Nga A2 CNN
15 Korrik 2026, 19:18 | Politikë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm të PD dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar propozimet për strukturën e re drejtuese të selisë blu, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së.

Berisha ka bërë publike emrat e kandidatëve për postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe për sekretariatet e tjera të partisë, duke theksuar se synimi është një ripërtëritje e strukturave, e bazuar në eksperiencë dhe ekspertizë.

Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm janë propozuar Flamur Noka dhe Saimir Korreshi, ndërsa për Sekretar Organizativ Agron Loka dhe Klevis Balliu, shkruan A2CNN. 

Lista e kandidatëve vijon me Etjon Kapedanin dhe Renald Ristën për Sekretar për Dixhitalizimin, Andi Mustafën dhe Mario Rungën për Burimet Njerëzore, si dhe Gentian Kapratën e Maksim Kolën për Urbanistikën dhe Territorin.

Për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore janë propozuar Arlind Ahmetaj dhe Marash Logu, ndërsa për Çështjet e Pronave dhe Luftën Kundër Korrupsionit Endira Bushati dhe Ledina Mandia.

Për Marrëdhëniet me Publikun janë propozuar Denisa Kele dhe Viola Kapedani, për të Drejtat e Njeriut Franc Nuri dhe Ledio Nuraj, ndërsa për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile Eva Metaj dhe Malvina Lika.

Berisha ka prezantuar gjithashtu kandidaturat për sekretarët e të Përndjekurve Politikë, Integrimit Europian, Pushtetit Lokal, Emigracionit dhe Diasporës, si dhe Aksionit Qytetar.

Gjatë mbledhjes, kreu i PD-së prezantoi edhe listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga diaspora, të miratuar nga Kryesia e partisë në përputhje me Statutin.

“Dua t’ju informoj se, në përputhje me Statutin, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, pra anëtarët e diasporës që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar”, tha Berisha.

Sipas tij, propozimet kanë ardhur nga degët e PD-së në diasporë dhe janë plotësuar edhe me propozime të tjera gjatë procesit të përzgjedhjes.

Në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora janë propozuar 39 emra, mes të cilëve Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seçi, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj dhe Zeqir Picari.

“Kjo është lista. Sipas Statutit, lista miratohet nga Kryesia dhe Kryesia e miratoi. Desha t’ju informoja për të”, u shpreh Berisha.

Tashmë, anëtarët e Këshillit Kombëtar do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos