Rama: Qeveria nuk largohet pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 12:04 | Politikë

Rama: Qeveria nuk largohet pa e bërë Shqipërinë anëtare

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, deklaroi se qeveria e drejtuar prej tij ka objektiv anëtarësimin e vendit në BE dhe nuk do të largohet pa e arritur qëllimin e saj.

“Raporti u thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në rrugën e duhur dhe na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë e më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027. Sa më pranë BE të jemi aq më shumë do të ketë dhe për ta hapësirë dhe përkujdesje, gjë që nuk mungon as në këtë raport. Ndjehuni mirë të gjithë, mbështetës apo kundërshtarë, së kjo qeveri i ka bërë detyrat për të gjithë dhe pastaj afrimiteti me BE-në është një garanci për të gjithë", tha Rama, shkruan A2.

"Sepse mbështetës dhe kundërshtarë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive që shkojnë e që vijnë. Kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim sipas asaj që do të vendosë populli”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos