Gazment Bardhi: Po tentohet asgjësimi i opozitës, kjo është e papranueshme. Mazhoranca të reflektojë!

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 14:32 | Politikë

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e opozitës janë të vendosur që mos të lejojnë zhvillimin normal të parlamentit.

Bardhi tha se sot kishte 100 forca të Gardës që kanë marrë në mbrojtje deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se mazhoranca po tenton të asgjësojë opozitën dhe funksionimin e saj.

Kjo sipas Bardhit është e papranueshme, ndërsa shtoi më tej se mazhoranca duhet të reflektojë në këtë drejtim.

“Ajo që ndodh prej disa ditësh në Kuvendin e Shqipërisë nuk është as vullneti i grupit parlamentar të PD-së dhe as i opozitës së bashkuar. Por është një reagim i detyruar i nxitur nga një sjellje e paprecedentë e mazhorancës socialiste që i ka mbyllur opozitës çdo rrugë institucionale të funksionimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie të qeverisë. Ka të bëjë me vijimin apo përmbushje e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte të OSBE-ODIHR për zhvillimin e reformës Zgjedhore.

Mazhoranca nuk respekton të drejtën e opozitës që të përfaqësohet me ato që do në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e parlamentit bën me punët e grupit të PD-së.

Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos