All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Gjykata Kushtetuese e sfiduar? PS nuk lëshon Olta Xhaçkën, PD: Ra Kushtetuta

Nga Ervin Koçi
11 Prill 2024, 22:16 | Politikë
All - Paragraf - 1

Olta Xhaçka mund të konsiderohet socialistja që është mbrojtur më shumë nga ana e kolegëve në Parlament përballë Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht se prej janarit të vitit 2023, legjitimitetin e mandatit të saj trupa kushtetuese kërkoi ta shqyrtojë në themel, maxhoranca për herë të dytë brenda dy viteve votoi kundër lënies së vlefshmërinë e mandatit të saj në dorë të gjykimit kushtetues.

Argumentet e përdorura nga socialistët nuk ngjasonin të reja, madje tingëllonin me ato të përdorura dy vite më parë kur u shqyrtua për herë të parë çështja e deputetes dhe ish-ministres Olta Xhaçk, bashkeshorte e investitorit strategjik Artan Gaçi.

All - Paragraf - 3

“Si në rastin e Rakip Sulit, si në rastin e Valentina Leskajt gjykata ka thënë që nuk janë në kushtet e ndalimit të mandatit”, tha Bushka.

Mirëpo, ajo që bën diferencën nga e shkuara është fakti se dy ish-deputetët pranuan të shkonin vetë në Kushtetuese ndërsa Olta Xhaçka dukshëm në mbrotjen e saj publike në seancë ne të enjtes nuk pranoi një gjë të tillë.

“Kolegët janë të lirë të votojnë si të duan”, tha Xhaçka.

Shfajësimet publike të Xhaçkës u përballën me akuzat e Gazment Bardhit.

All - Paragraf - 7

“Burri jot ka përfituar 11 mijë metra katrorë tokë publike”, tha ndër të tjera Bardhi.

Më shumë se sa debati politik, vendimmarrja e socialistëve ngre pikëpyetje për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila në rastin konkret, është shprehur se “Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëritë mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues”.

Pas kësaj vendimmarrje, rruga institucionale e opozitës është ankimi sërish në trupën kushtetuese ku saga e legjitimitetit të mandati të Olta Xhaçkës do të vijojnë gjatë, por një parashikim deputetes socialiste duket se ia bëri Monika Kryemadhi.

“Karma is a bitch, çfarë do të mbjellësh do të korrësh”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos