Kryeministri Rama në vëmendjen e tij gjatë ditës së sotme ka pasur përurimin e tunelit të Murrizit, i cili shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës në 2 orë.
Kreu i qeverisë gjatë bashkëbisedimit të radhës me ndjekësit tha se të gjitha investimet e reja në Shqipëri do të kryen me standarde evropiane.
“Sot jam çliruar nga një makth, Tuneli i Murrizit, një kurth i natyrës. Kur puna po ecte plasën ujërat dhe na shtynë afatet. Sot mbaroi odiseja e pafundme. Tani stafi që merret me këtë kronike mezi ka gjetur ca komente. Faleminderit atyre që nuk i kanë kursyer mesazhet pozitive. Cdo vepër që ne ndërtojmë është vetëm me standarde evropiane.
Ne e kemi ndarë mendjen që do ta bëjmë këtë vend anëtare të BE. Shqipërinë do ta pashaportizojmë në Evropë me standarde. Kjo vepër është bërë me PPP dhe i ka kushtuar shtetit shumë më pak, sikur privati mos t’i bënte me shpenzimet e paparashikuara kur plasi uji në tunel”, shprehet Rama. (A2 Televizion)