Hetimet ndaj ‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, u heq kapelën! Koncesion i trashëguar, na detyrohen 240 mln euro

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 09:14 | Politikë

Hetimet ndaj ‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotmë në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale hetimet e Prokurorisë ndaj kompanisë ‘Bankers Petrolium’, që operon në fushat e naftës në Patos-Marinzë.

Rama tha se ishte i kënaqur që Prokuroria ka investiguar në mënyrë të pavarur për këtë kompani dhe e inkurajoi të vijojnë këtë punë, shkruan A2 CNN.

Shefi i qeverisë kujton edhe Arbitrazhin që ka fituar qeveria me Bankers, duke thënë se kompania i detyrohet shtetit shqiptar 240 mln euro.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë e kaluar për marrëveshjen koncesionare me ‘Bankers’, duke shtuar se nën qeverinë e tij këto gjëra nuk do të ndodhnin.

"Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 milionë euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën. Koncesionet që kemi dhënë, nuk do t’i lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar, por koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza”, tha mes të tjerash Rama.

Kujtojmë se pak kohë më parë, pas hetimeve të prokurorisë, drejtues dhe ish-drejtues të lartë të ‘Bankers Petrolium’ u arrestuan për akuzat “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos