Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot ish-kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ishte duke folur me ndjekësit në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale.
Komentet e Ramës erdhën pasi u pyet nga një komentues në lidhje me shpërblimin e ish kreut të PD Lulzim Basha (pra nëse kryeministri e ka shpërblyer për hyrjen e tij në zgjedhjet e 11 majit).
Shefi i ekzekutivit u shpreh se kjo nuk ka ndodhur dhe sa të jetë ai në pushtet nuk do të ndodhë, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, kryeministri nuk e humbi rastin për të thumbuar Bashën në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
“O Lul ku je mo artist, u bë shumë kohë që s’të shoh, nuk më ndoqe, mbete te 7X7, eh mor Lul”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri foli gjithashtu në rubrikën Su m’Sy edhe për aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe për çështje të tjera me rëndësi. (A2 Televizion)