Sali Berisha konfirmoi se do të kalojë të mërkurën pragun e SPAK për të dhënë zyrtarisht qëndrimet e tij përpara prokurorëve për dosjen e “21 janarit”. “Sigurisht që do të shkoj”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.
Thirrjen për këtë çështje Berisha e konsideron si të orkestruar politikisht duke nënvizuar se çështja është hetuar një herë. “Është e motivuar politikisht, unë do t’i demaskojë ata publikisht”, shtoi kreu demokrat.
Sipas tij, ky proces sipas tij mund të marrë rrugë të mbarë vetën nëse përpara prokurorëve thirret Edi Rama. Çështja e 21 janarit është rihapur nga Prokuroria e Posaçme ku protagonistët e ngjarjes tragjike kanë filluar të japin deponimet e tyre përpara SPAK. (A2 Televizion)
