Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se “Kka të dhëna shumë të sigurta që dosjen e 21 Janarit e bllokoi Edi Rama”.
“Ka të dhëna shumë të sigurta që dosjen e 21 Janarit e bllokoi Edi Rama. Sali Berisha e ka dorëzuar pushtetin në shtator 2013, nga ajo kohë kanë kaluar 12 vite dhe përveç Edi Ramës nuk mund ta bllokonte njeri tjetër atë hetim. Ai hetim ka një deklaratë të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici te organizatori. Është e qartë për të gjithë shqiptarët se kush ishte organizatori”, tha Berisha.
“Unë as e kam penguar, kam qenë i rrethuar dhe i goditur me gurë e plumba, kam kërkuar hetim ndërkombëtar atë natë”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)