Sali Berisha ka vendosur në lëvizje kompaninë e lobimit në SHBA për t’i hequr atij non gratën. Në një letër drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, nëpërmjet kompanisë Continental Strategy, bëhet një analizë sesi Berisha u shpall non grata duke mos kursyer akuzat nominale ndaj administratës së mëparshme amerikane dhe ndikimit të tyre në drejtësinë shqiptare.
Në të vërtetë, shpallja e tij është produkt i njëanshmërisë ideologjike të administratave Obama dhe Biden. Ajo u diktua nga armiqësia politike e Sekretarit Antony Blinken ndaj të djathtës, nga partizanizmi i ambasadores Kim dhe nga gatishmëria e Administratores së USAID-it, Samantha Poëer, për të lejuar që kryeministri Edi Rama ta shndërrojë SPAK-un në një armë politike kundër opozitës.
Letra drejtuar Marco Rubios
Mes argumenteve se përse Berisha nuk duhet të jetë “non grata” është edhe ajo se ai nuk është më një politikan aktiv, ndonëse daljet nga selia e PD i ka të përditshme dhe se jure prej një viti është Kryetar i Partisë Demokratike.
Shpallja “non grata” e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ka qenë e motivuar politikisht, pa bazë faktike, ka dëmtuar interesat e politikës së jashtme të SHBA dhe ka kontribuar në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët e përshkruajnë sot si një ‘narco-shtet’. Duke qenë se demokracia shqiptare është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë e SHBA-së në rajon.
Letra drejtuar Marco Rubios
Ndonëse motivi i letrës është i qartë, ajo që nuk saktësohet është përfshirja e kësaj kompanie në çështjen e “non gratës” së Berishës. Në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate me vlerë 6 milionë euro, u argumentua se synohej promovimi i politikës opozitare të PD, ndërsa tani, heqja e “non gratës” duket qëllimi i vërtetë i saj.
Berisha mbetet udhëheqësi më popullorë i partisë kryesore opozitare në Shqipëri dhe kthimi i SHBA-së në një rol neutral në punët e brendshme të Shqipërisë do të jetë i pamundur për sa kohë që kjo shpallje mbetet në fuqi. Ai është një aleat i fortë i Amerikës dhe përfshirja e tij në listë ishte tërësisht e motivuar politikisht nga administrata e mëparshme.
Letra drejtuar Marco Rubios
Kontrata e lobimi ka një afat dy vjeçar dhe ka nisur funksionin që përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. (A2 Televizion)