Qeveria merr zyrtarisht pushimet. Edhe pse u njoftua si një mbledhje pune, kryeministri Edi Rama u ka komunikuar ministrave të tij se mbledhja e radhës do të jetë në fund të gushtit, dhe nga ky moment mund të nisin pushimet.
Pas një muaji pritet të mësohen edhe emrat e rinj të qeverisë dhe ministrat që do të marrin dhe një mandat tjetër, shkruan A2. Gjatë gjithë kësaj kohe, Rama ka kërkuar efikasitet nga puna e ministrave, duke u kërkuar monitorim në terren të aksionit për lirimin e hapësirave publike, apo asaj që Rama e ka quajtur reformë për zhvillimin e territorit.
Nuk kanë munguar herë pas here kritikat, ndërsa vetëm në fund të gushtit do të mësohet se si kanë performuar dhe sa e kanë bindur Ramën për të marrë edhe një mandat tjetër.
Po ashtu, kreu i qeverisë ka njoftuar edhe ndryshime në parti dhe kjo vjeshtë nuk do të jetë aspak e qetë për socialistët. (A2 Televizion)