Në ditën që në parlament diskutohen dhe pritet të miratohen ndryshimet në projektligjin për pagat e magjistratëve, Bashkimi Europian, në një reagim për A2CNN, u shpreh se si çështje parimore, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.
“Pagat duhet të zhbllokohen me urgjencë për të gjithë personelin. Çdo mosmarrëveshje lidhur me llogaritjen përfundimtare duhet të zgjidhet veçmas.- u shpreh një zëdhënës i KE për A2CNN.
Në fund të reagimit Brukseli e bën të qartë se dialogu dhe konsultimi institucional, mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, janë thelbësore. (A2 Televizion)