"I gënjeshtërt", Këlliçi: Veliaj duhej të ishte në burg për inceneratorin, jo për fustane e penevreke

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 19:31 | Politikë

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN komentoi seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, ku Erion Veliaj u paraqit fizikisht për shqyrtimin e ankimimit të tij për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Sipas Këlliçit, Veliaj duhet të ishte pas hekurave për inceneratorin e Tiranës, të cilën e konsideroi një aferë korruptive të paprecedentë, pasi i kushtoi banorëve të kryeqytetit 182 milionë euro.

“Mbase kur e dëgjon mund të ketë ndonjë fije të drejtë në kërkesën që ka edhe pse e kemi thënë që vendimi është antikushtetues i presidentit për ta shkarkuar nga detyra. Prapë është një krijesë aq e aq e pështirë dhe është një njeri aq i gënjeshtërt, në thelb pa bosht e pa moral sa dhe aty në atë sallë ku është tani e ka mendjen të gënjej duke thënë që jam në konflikt interesi me prokurorin dhe mashtrime që i di i madh dhe i vogël. I di i gjithë publiku që nuk janë të tilla dhe sërish vijon të prodhojë gënjeshtra dhe baltë. Sigurisht Erjon Veliaj sot do duhet të ishte pas dyerve të qelisë, pas hekurave të qelisë për shkak të vjedhjes me inceneratorin e Tiranës të 182 milion eurove. Për shkak të vjedhjes me skemën 5D dhe ngritjes së skemës korruptive më të paprecedent në historinë e Republikës së Shqipërisë. Erjon Veliaj duhet të ishte prapa hekurave për shkak të zhdukjes së Teatrit Kombëtar. Por edhe atë favor që i kanë bërë, se për mua i kanë bërë favor që e kanë çuar vetëm për një vepër personale, pavarësisht se ato qindra mijëra euro që ka shpenzuar për veshmbathje, rroba, fustane e penevreke”, tha Këlliçi në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN.

Më tej, Këlliçi u shpreh se Veliaj nuk e ka guximin të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të thotë të gjitha të vërtetat mbi skandalet e qeverisë.

“Të njëjtën gjë ka bërë dhe ky për të tjerët. Prandaj patjetër Karma is a bitch. Edhe ky e di mirë, e di shumë mirë. Por të mbetemi te thelbi. Nuk ka kurajo të thotë të vërtetën, të bëhet të bëhet pentito, të marri kurajon të shkojë të bëhet pentito në SPAK, të bëhet pentito në SHBA dhe të thotë të vërtetat që ky njeri di dhe t'i bëjë një shërbim të fundit vendit të tij që e vodhi dhe qyteti i tij që e shkatërroi dhe e vodhi me të gjitha format dhe mënyrat që ky pati mundësi duke na lënë një qytet sot të shkatërruar, një qytet me ajrin më të ndotur, me trafikun më të rënduar, një qytet të pabanueshëm për shkak të këtij banditi”, deklaroi Këlliçi në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos