Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 18:35 | Politikë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos ditën e sotme.

Berisha thekson se "Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit", shkruan A2.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve.

Amen!

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos