Ilir Meta: Nga sot jemi në gjendje lufte me Erion Veliajn

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 17:45 | Politikë

Ilir Meta: Nga sot jemi në gjendje lufte me Erion Veliajn

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me tensione të forta. Kryebashkiaku Erion Veliaj u përplas me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili hodhi gjuajti edhe letra në drejtim të tij.

Më herët Blushi pati një përplasje verbale edhe me këshilltarin bashkiak, Halit Valteri. Duke iu referuar incidentit me protagonist Blushin, Veliaj u shpreh se “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”.

Pas skenave që ndodhën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe pohimeve të Veliajt, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta shprehet se nga dita e sotme, “Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij”.

“Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn. Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos