Këlliçi publikon në dyert e SPAK dokumentin e prishjes së 13 pallateve nga 5D: I justifikuan si të dëmtuar nga tërmeti

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 11:59 | Politikë

Belind Këlliçi ka paraqitur këtë të hënë dokumente me anën të të cilave pretendon se është akt-Marrëveshja e firmosur me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Për këtë, ai akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Arbjan Maznikun, i cili mëngjesin e sotëm u thërrit në SPAK.

“Sot organizata partnere e “Rilindjes”, drejtuar nga Altin Dumani po zbaton porosinë e radhës së kolegut të tyre, hajdutit Erion Veliaj, duke thërritur në SPAK, Arbjan Nusret Maznikun.

Këlliçi publikon në dyert e SPAK dokumentin e prishjes së

Sipas vendimit të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho nuk gjente dot, se kush ishte titullari që kishte firmosur tenderat e kompanisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Konstruksion.

Jam sot përpara jush për të ndihmuar kolegët e Erionit. Ky dokument që shihni, është Akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur V.A.S Konstruksion.

Kjo Akt-Marrëveshje u firmos me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Këlliçi publikon në dyert e SPAK dokumentin e prishjes së

Kjo Akt-Marrëveshje kriminale është firmosur nga vetë Arbjan Mazniku në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor.

Të nderuar qytetarë,

Me sa duket kolegët e Erionit, nuk e shohin pronarin tjetër të 5D, i cili jo vetëm ka firmosur këtë marrëveshje, por e ka shtyrë afatin e saj disa herë, për të favorizuar kompaninë 5D dhe pazaret e tjera për ndërtimet e radhës.

Këtë Akt-Marrëveshje autentike po ia u lëmë sot kolegëve të Erionit përpara zyrave të tyre, që të kuptojnë se tentativa e tyre për amnistimin e Erion Hajdut Veliajt dhe Arbjan Nusret Maznikut, do të dështojë me sukses të plotë”, tha Këlliçi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos