Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 20:03 | Politikë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Për ish-bashkëpunëtorin e tij në kohët e Partisë Socialiste, Meta shkruan: “Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!”.

Kujtojmë se Meta dhe Nano kanë pasur mes tyre një marrëdhënie dashuri-urrejtje gjatë karrierës politike. Ata kanë qenë dy nga figurat kryesore të PS dhe bashkëpunëtorë, deri në momentin e krisjes së madhe para zgjedhjeve të vitit 2005, kur Meta krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos