Inaugurohet Pediatria e Specialiteteve, shkollë izraelite në spital, "shiba" jo vetëm në Onkologjik

Nga Ornela Joti
21 Shkurt 2025, 16:42 | Politikë

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ për të inauguruar spitalin e ri të Pediatrisë së Specialistëve. Gjatë vizitës në pavione, kreu i qeverisë ka parë nga afër kushtet që do të ofrojnë disa nga shërbimet më të rëndësishme për trajtimin e pacientëve të vegjël të prekur nga sëmundje të rënda.

Më herët, gjatë komunikimit me mjekët e QSU-t, kryeministri Rama premtoi futjen e shkollës izraelite si një shërbim i ri brenda Pediatrisë së Specialistëve. Ndërsa partneriteti me Qendrën Izraelite Shiba, tha kryeministri, do të tjetërsojë jo vetëm Onkologjikun, por edhe shërbimet e tjera në QSU-t, shkruan A2 CNN.

Skandalin e Onkologjikut Rama e cilësoi një mësim të hidhur, por sipas tij, korrupsioni në shëndetësi nuk është vetëm një betejë shqiptare. Kreu i qeverisë shprehu mbështetje për punën e mjekëve në tërësi. I vetëdijshëm, siç tha ai, se mjekët do ta mirëprisnin një tjetër rritje page, kjo mund t’u vijë me aplikimin e autonomisë spitalore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos