(Mos)pajtimi Meta-Kryemadhi, dështon seanca e parë, çifti nuk u paraqit

Nga Xhensila Kodra
21 Shkurt 2025, 15:40 | Politikë

Kriza politike dhe përballja me drejtësinë shkaktoi vitin që kaloi dhe një divorc të fortë familjar. Ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e kanë përjashtuar mundësinë e pajtimit mes tyre.

Por ata, as njëri dhe as tjetri nuk u paraqiten në seancën e parë për ta konfirmuar ose jo këtë gjë. Ilir Meta tashmë prej muajsh në qelinë nr5 në burgun 313 kishte autorizuar avokatin e tij Genc Gjokutajn për ta përfaqësuar. Por siç e parashikon ligji, në seancën paraprake domosdoshmërisht duhet të jenë të pranishëm të dyja palët dhe çifti në proces divorci.

Përpjekja e radhës do të jetë në seancën e 11 prillit. Ishte 20 qershori i vitit të kaluar kur Ilir Meta president i Partisë së Lirisë, iu drejtua gjykatës për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare me Kryemadhin, martesë nga e cila kanë dhe 3 fëmijë.

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua me burg tetorin e vitit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në detyrim paraqitje para drejtësisë.

Ata po hetohen nga SPAK për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos