Berisha merr dhuratën e veçantë nga shqiptaro-amerikanët

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 15:30 | Politikë

Berisha merr dhuratën e veçantë nga shqiptaro-amerikanët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë dhuratë një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se dhuratën e ka marrë, pasi ditën e djeshme ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, që sipas tij janë aktivistë të kauzave konservatore dhe mbëshetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump.

Berisha shkruan gjithashtu se dhuratën ia ka bërë njëri prej përfaqësuesve që ai priti në zyrë, shtetasi Lodovik Tetaj, shkruan A2 CNN.

Po ashtu në njoftim thuhet se kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.

Njoftimi i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, aktivistë të kauzave konservatore dhe mbëshetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump. Një prej tyre, Lodovik Tetaj, i ka dhuruar z. Berisha një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan. Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos