Fatmir Xhafaj tha se komisioni që drejton tashmë ka gati draftin e analizës për situatën e korrupsionit në vend.
Ai u shpreh se disa ligje mund të kenë nevojë për ndryshim, por deri më tani, nuk ka propozime për ndryshim të Kushtetutës.
Mospjesëmarrjen me ekspertë në komision të institucioneve të drejtësisë Xhafaj nuk e ka lexuar si refuzim, por si shprehje të besimit të tyre te puna e Kuvendit.
“Kemi marrë përsipër të bëjmë një analiza sesi është situata sot me korrupsionin. Për ta bërë këtë analizë jemi mbështetur tek të gjitha dokumentet zyrtare të BE-së dhe pastaj do të themi se cilat janë masat apo mekanizmi që i bën të zbatueshme këto.
Në fund do të themi nëse ka nevojë për ndryshim ligji apo jo, mbase nuk ka nevojë për ndryshim të ligjeve, por të mekanizmave të zbatimit”, tha Xhafaj. (A2 Televizion)