Monika Kryemadhi akuzoi SPAK-un për manipulime dhe kërcënime ndaj dëshmitarëve.
“Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv, por nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Si mund të ketë korrupsion pasiv kur nuk ka korrupsion aktiv? Asnjë biznesmen nuk është pyetur për çështjen që akuzohemi. E dyta, mosbërja e hetimit në thelb përbën shumë shpërdorim nga SPAK-u në lidhje me të gjithë procesin e hetimit”, tha Kryemadhi.
“SPAK-u ka qenë shumë i zënë me intimidimin dhe kërcënimin e dëshmitarëve, të cilët të gjithë kanë përballuar presionin dhe kanë thënë të vërtetën. Ku qëndron ndryshimi mes një krimineli që i vendos pistoletën në kokë një biznesmeni apo drejtori, nga një institucion që kërcënon, intimidon dhe shantazhon një qytetar që nuk pranon të thotë atë që dëshiron prokurori në dosje? Ditën që ky zotëria është bërë kryeprokuror, sa kilogramë drogë është kapur në Durrës? Zero. Kjo do të thotë se kur erdhi vendimi i antimafias për arrestimin e bandës së Portit të Durrësit, u mbajt 3 muaj në SPAK, u bënë zgjedhjet, u përdorën për të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve dhe pasi i njoftuan bandat, ata u larguan në drejtime të paditura. Me këto duhet të merret opozita”, shtoi Kryemadhi. (A2 Televizion)