Partisë Demokratike i duhet një foltore e dytë. Kështu deklaroi gazetari Bledian Koka në A2 CNN, ku mes të tjerash shtoi se kjo lëvizje nevojitet për të pajtuar këtë parti me Shqipërinë.
Koka gjithashtu ishte i mendimit që nuk ka nevojë PD që të thërrasë qytetarët të vijnë në Tiranë për protesta, por të shkojë në cdo derë qytetari nga Tropoja në Konispol.
“4 vitet e fundit dhe me tensionet brenda PD. Berisha të nisë në thelb një foltore të dytë, për të ripajtuar partinë me Shqipërinë. Një aktivitet publik që kthen vëmendjen te qytetari. Jo të qortosh qytetarin pse nuk cohesh se të vodhën votën. Sot beteja është më e lehtë, por strategjia ndryshe. Duhet të shkojë nga Tropoja në Konispol”, tha Koka për Off the Record. (A2 Televizion)